12-12-2024

Mbledhje në orët e vona, këto janë dy vendimet që mori Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Njëri vendim ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin ““Programi i Energjisë Solare I”.

Në anën tjetër, vendimi i dytë parasheh ndarjen e tre milionë eurove shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Ky është njoftimi i Qeverisë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit,  Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

– Ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”./IO

Asnjë koment

Comments are closed.