Mblidhet komisioni për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve të Prizrenit
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë të komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit.
Ai këtë e ka bërë përmes faqes së tij në “facebook”:
“Në këtë mbledhje kryesues i komisionit u zgjodh Karanfil Haxhillari, ndërsa zëvendëskryesues u zgjodh Azem Durmiši. Pas zgjedhjes së drejtuesve të komisionit, u diskutuan çështjet që lidhen me emërtimin e rrugëve dhe shesheve, si dhe pakënaqësitë dhe vërejtjet e qytetarëve nga emërtimet e bëra nga komisioni i kaluar, me qëllim që problemet e njëjta të mos përsëriten.
Takimi i radhës i komisionit për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit do të mbahet më 4 korrik në ora 9:00, ku do të shqyrtohen kërkesat e qytetarëve për ndryshimin e emërtimit të këtyre rrugëve, shesheve dhe lagjeve”, ka shkruar Abrashi./GazetaePrizrenit.net