02-12-2024

Banorët e Dedajve dhe Lugishtës së Hasit, ankohen për rrugën e dëmtuar (FOTO)

Banorët e dy fshatrave të Hasit, Dedaj dhe Lugishtë e Hasit, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me aksin rrugorë që lidh këto dy fshatra dhe se kalimin e kanë shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha ku dhe janë publikuar dhe disa fotografi.

Sipas tyre, komuna ende nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta rehabilituar. Kemajl Gegollaj, një banorë nga Lugishta e Hasit, ka shprehur gjithë shqetësimin e tij ndaj organeve komunale, përgjegjëse për anashkalimin dhe mos intervenimin në këtë rrugë.

Katastrofa infrastrukturore tanimë po bëhet përditshmëri e jona, gjë të cilën e vërtetojnë fotografitë, e më së miri e dijmë të gjithë ne banorët e kësaj ane.
Një gjë e tillë, asesi nuk duhet të ndodhë, e gjithësesi edhe nuk do ta lejojmë atë, duke e ditur se ne nuk pajtohemi me këto rrugë të cilat janë në gjendje të mjerueshme, në të cilat është “gjynah” të lëvizë çdo automjet!

Ne, nuk do të rrijmë duke pritur mashtrimet e radhës të kësaj Qeverie të prishur, e as edhe llomotitjet e tyre, por ne do të trokasim në çdo derë, derisa të shohim se punimet po fillojnë, e më pas do ti përcjellim ato deri në mbarimin e tyre./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.