26-04-2024

Mbahet akademi komemorative kushtuar veteranit të UÇK-së, Mustafë Hoxha

Në orët e para të ditës së sotme, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare, ish ushtari i UÇK-së si dhe veprimtari politik, Mustafë Hoxha, nga lagjja Arbana e Prizrenit.

Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij, të premtën pasdite në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një akademi komemorative, pjesë e së ciles ishin , familjarë, miq, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucionëve të ndryshme.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizren, ka folur Esat Krasniqi, i cili në mes tjerash tha se, veprat jetësore në radhë të parë atyre kombëtare të, Mustafë Hoxhës, asnjëherë nuk do të harrohen. Ndërkaq, Fadil Hoxha, i afërm i të ndjerit, tha se Mustafa pasues i denjë i të parëve të tij, gjithmonë ka qenë i gatshëm duke mos hezituar për asnjë moment, që të vihet në shërbim të atdheut që nga mosha e tij rinore, e sidomos është shquar gjatë luftës çlirimtare të vendit tonë.

Një fjalë rasti për mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, e ka mbajtur edhe zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili tha se lajmi për ndarjen nga jeta të të ndjerit, ishte tronditës, pasi kemi humbur një intelektual, patriot, afarist e humanist të shquar në moshën më të pjekur, tha mes lotësh, zv/kryeministri, Limaj.

Në emër të familjes, të pranishmit për pjesëmarrje i ka falënderuar, Valdet Hoxha, duke thënë se me krenari gjithmonë do ta kujtojmë familjarin tonë të shtrenjtë. Varrimi i të ndjerit, Mustafë Hoxha, do të bëhet ditën e shtunë nga ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prizren, në një ceremoni e cila do të organizohet nga Ushtria e Kosovës.

Ndryshe, Mustafë Hoxha, është shquar për guxim dhe sakrificë gjatë luftës në Kosovë duke qenë i radhitur në brigadën 122 “ Gani Paqarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.