Hasjani, Alush Musaj rizgjedhet rektor i Universitetit “Isa Boletini” (VIDEO)

Idetë për zhvillimin e Universitetit të Mitrovicës po i shpalos para Këshillit Drejtues të këtij institucioni arsimor.

Por Islam Fejza e as dy kandidatët tjerë, Blerim Baruti dhe Qazim Tmava, nuk e morën besimin e asnjërit nga nëntë anëtarët e organit drejtues të “Isa Boletinit”.

Krejt votat e tyre, në mënyrë anonime, shkuan për Alush Musajn, që u rizgjodh për një mandat të dytë si rektor i këtij universiteti, njofton Klan Kosova.