Femra rrah femrën në Suharekë

Një femër është arrestuar pasi ka rrahur një tjetër në Suharekë, e që si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima  femër K-Shqiptare ka informuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Në raport nuk paraqiten shkaqet e sulmit.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net