Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria ka ngritur aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria Themelore (PTH) në Prizren PTH, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

PTH në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit me inicialet A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit me inicialet B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. /GazetaePrizrenit.net