Mbyllen hapësirat lidhëse në aksin rrugor Prizren-Vërmicë
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se janë mbyllur hapësirat të cilat lidhin dy anët e rrugëve në aksin rrugor Prizren- Vërmicë.
Njoftimi:
Siguria e qytetarëve mbi të gjitha!
Në kuadër të projektit “Rregullimi i udhëkryqeve në rrugët “Ekrem Rexha” – “William Walker” dhe “Kukësi” në Komunën e Prizrenit, është duke u zhvilluar aksioni i mbylljes së hapësirave në mes të rrugës Prizren-Vërmicë (nga rreth rrotullimi në lagjen Bajram Curri deri në rreth rrotullimin e fshatit Hoçë e Qytetit).
Rrezikimi i trafikut dhe aksidentet e shpeshta në këtë rrugë, me katër korsi, janë arsyeja e intervenimit pasi siguria e qytetarëve është parësore.
Lëshimet në këtë projekt janë bërë në të kaluarën, ndërsa tani projekti po implementohet siç ka qenë i paraparë.