05-08-2020

Mbytet një 76-vjeçar nga Gjakova në Velipojë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër.

Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

  • Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

    Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës./TCH

    Asnjë koment

    Comments are closed.