05-08-2020

Ramush Haradinaj ngrit flamurin amerikan në kullën e tij në Gllogjan

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka ngritur flamurin amerikan për nder të Ditës së Pavarësisë së ShBA’së në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan.

Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të 4 korrikut, duke thënë se kjo ditë që nga 1999 është edhe festë e Shqipëtarëve.

  • “Që nga viti 1999, 4 Korriku është bërë ditë feste edhe për shqiptarët. Festojmë me miqtë tanë, sepse drejtësia amerikane dhe ndihma e saj në kohët më të vështira ishin vendimtare për fatin e popullit tonë. Amerikë, urime Dita e Pavarësisë”, ka thënë Haradinaj./Express/

    Asnjë koment

    Comments are closed.