Më shumë se 9 milionë klikime për “Swan Song” të Dua Lipës
Dua Lipa para një jave solli projektin e ri muzikor “Swan Song”.
Këtij suksesi i është gëzuar tejet shumë Dua e cila në llogarinë e saj, Instagram publikoi një pjesë të këngës dhe tregon që numëron mbi 9 milionë klikime.
“Videoja jonë për Swan Song ka kaluar 9 milionë klikime”, shkruan ajo krahas videos.
Ndryshe, Swan Song është kolonë zanore e filmit “Alita Battle Angel”, premiera e të cilit u shfaq mbrëmë në Londër.
Në këtë premierë, këngëtarja Lipa ishte prezente bashkë me familjen e saj. /Lajmi.net/