27-04-2024

Me ‘valle kosovare’, Rita Ora e ‘ndez’ atmosferën në ditëlindjen e motrës

Në familjen e Rita Orës mbrëmë kishte festë.

Rita Ora bashkë me më të dashurit e saj ishte mbledhur në një vend për të festuar ditëlindjen e Elenës, shkruan lajmi.net.

Në atë ndejë çdo gjë ishte kuruar në detaje, ndërsa Rita u kujdes që atmosfera të jetë në nivel.

Ishte nëna e Ritës ajo që publikoi disa video, në të cilat këngëtarja shihet duke vallëzuar me këngën “Valle kosovare”, të Shpat Kasapit.

Rita bashkë me babain e saj po kërcentenme mindil në duar, kurse të gjithë të ftuarit po brohorisnin.

 

Asnjë koment

Comments are closed.