09-05-2024

Shtohen lindjet gjatë këtij viti, në Prizren prijnë djemtë

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, në qendrën spitalore të Prizrenit,  si numri i lindjeve ashtu edhe i të porsalindurve është shtuar, ndonëse shifrat nuk kanë dallime të mëdha, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, në qendrën spitalore “Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit numri lindjeve, ka qenë  më i madh për pesë sosh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraparak, kur janë regjistruar 2.640 lindje.

Gjatë kësaj kohe është rritur edhe numri i foshnjave të lindura, për shkak të lindjeve gemellare (binjak), të cilët sivjet janë shtuar për 10 sosh. Në librin e repartit janë të regjistruara 32 raste të tilla. Për këtë numri i foshnjave të lindura, gjatë këtij viti, krahasuar me janar-shtator 2017 është  15 më tepër. Derisa vitin e kaluar janë regjistruar 2.262 foshnja të porsalindura, këtë vit janë 2.677.

Leonora Hoxha, nga reparti reparti Obstetrik (salla e lindjes), thotë se sa i përket gjinisë, karakteristikë është se për nga numri prijnë djemtë, krahasuar me vajzat. Kështu sivjet janë regjistruar 1.402 foshnja të gjinisë mashkullore, apo 127 më shumë se ato të gjinisë femërore, ku janë regjistruar 1.275.

Numri i djemve të lindur ka qenë më i madh në raport me vajzat edhe vitin e kaluar, pasi nga janari deri në shtator janë regjistruar 214 foshnja të kësaj gjinie më shumë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.