25-11-2024

Mehaj: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm s’do të ndodhë shpejtë, duhet buxhet e plan afatgjatë

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është duke raportuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj me këtë rast para deputetëve ka thënë se për shërbimi ushtarak i detyrueshëm nuk pritet të ndodhë së shpejti, sepse ka disa probleme me çështjen e buxhetit dhe duhet një plan më afatgjatë.

Mehaj është pyetur në Komisionin nga deputeti i PDK-së, Elmi Reçica për këtë çështje.

Reçica e ka pyetur ministrin Mehajn se cili është qëndrimi i tij për detyrimin ushtarak dhe nëse e ka të njëjtin mendim me kryeministrin Albin Kurtin për këtë temë.

“Kur është çështja te detyrimi ushtarak, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka dëshirë që kjo të mos ndodhë. N do të punojmë në planin e detyrimit ushtarak, do ta shqyrtojmë, sa i përket buxhetit, duhet nisur prej arsimit. Në Norvegji janë rreth 60 mijë persona që brenda vitit zgjidhen për të mbrojtur shtetin. Një plan do ta kemi në të ardhmen, po na duhet kohë sa i përket detyrimin ushtarak”, ka thënë ai.

Reçica e ka pyetur tutje ministrin për qëndrimin e tij lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme dhe atë se sa janë duke e ndihmuar shtetin në luftën me pandeminë pjesëtarët e FSK-së.

“Pa pas nevojë me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ju e keni ofruar mbështetjen? Një situatë me gjendjen e jashtëzakonshme kujt i takon, a presidentit a kryeministrit”, ka pyetur Reçica.

Mehaj tha se është një ekip që po punon ngushtë për ta ndihmuar QKUK-në për vaksinim.

“Ne e mbështesim QKUK-në përmes vaksinimit, ne do të marrim pjesë edhe në të ardhmen, është një ekip që bashkëpunon ngushtë”, ka thënë ai./EO

Asnjë koment

Comments are closed.