Memli Krasniqi: Pas zgjedhjeve lokale bisedova me Thaçin e Veselin
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për komunikimin e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e partisë, Kadri Veseli.
Krasniqi e ka pranuar se është dëgjuar me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Tutje, Krasniqi nuk ka dashur të tregojë detaje nga kjo bisedë por tha se kur kanë mundësi të komunikojnë nuk flasin shumë për pjesën politike e partiake.
“Nuk mund të komentojë atë pjesë. Normalisht që jam dëgju me ta. I kam edhe miq, kam punuar me ta prej 2004 me zotrin Thaçi pastaj edhe me Veselin.
Kam komunikim herë pas here me ta, varësisht prej mundesive që i kanë. Duhet të them nuk flas shumë për pjesën politike, paritake, nuk e kemi shumë temë”, tha Krasniqi.