23-11-2024

Mënyra e re e jetesës në kohën e koronavirusit: Darkë në kabina xhami (FOTO)

Një restorant në Holandë ka dhënë një ide se si njerëzit mund të ushqehen në ambiente të jashtme në kohën e koronavirusit: Kabina të vogla nga qelqi të ndërtuara për dy ose tre persona, duke krijuar kështu një atmosferë shumë intime në një vend publik.

Kamarierët mbajnë dorëza dhe mburoja transparente të fytyrës, si dhe përdorin edhe një dërrasë të gjatë për të sjellë ushqimet në kabinat nga xhami duke siguruar kështu kontakt fizik minimal me klientët.

Ndërsa ky koncept aktualisht po testohet vetëm për familjarët dhe miqtë e stafit të restorantit ETEN, që është pjesë e Qendrës së Arteve Mediamatic, pa dyshim se duket ide magjepsëse – darkë romantike në breg të liqenit nën dritën e qirinjve.

“Është shumë komode, këndshëm dhe ushqimi është fantastik”, ka thënë Janita Vermeulen – që ishte ftuar për një darkë [testuese] me shoqen e saj të dhomës, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.