27-02-2020

Mërgimtarë të shumtë presin Vitin e Ri në Kosovë, gjatë vikendit kanë hyrë 50 mijë persona

27 mijë e 573 persona kanë hyrë në Kosovë vetëm të shtunën, shkruan Indeksonline.

Festat e fundvitit kanë bërë që ky numër i madh i mërgimtarëve t’u drejtohen rrugëve të gjata për në Kosovë.

E gjithë kjo që të jenë afër të dashurëve të tyre dhe në vendin ku janë rritur në atmosferë festive.

 

Në bazë të të dhënave që ka siguruar IndeksOnline nga Drejtoritë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare,  në vikend kanë hyrë 52 mijë e 257 persona.

Ndërsa 2 mijë e 929 këmbësor kanë hyrë nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Ky ritëm i mërgimtarëve nuk u ndal as të hënën.

Sipas të dhënave 24 mijë e 672 mërgimtarë kanë hyrë në vend të hënën.

E për këtë janë krijuar kolona të gjata këto ditë në pikat kufirtare.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikëkalimi duhet të pritet një orë, ndërsa për të dalë pritjet jannë 15 minuta./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.