Merkel: Fola me Trumpin për Kosovën, duhet ruajtur integriteti territorial
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se ajo ka biseduar për Kosovën me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas saj, zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar integritetin territorial të Kosovës.
“Ne natyrisht përkrahim të gjitha bisedimet që çojnë në zgjidhje, por në të njëjtën kohë themi se integriteti territorial është një rehati e çmueshme që e kemi”, ka thënë Merkel, raporton KTV.
Ajo ka thënë se hapja e bisedimeve të reja për territore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shërbejë si shembull që të ketë të tilla diskutime edhe në shtetet e tjera të rajonit.
Komentet Merkeli i ka bërë në Berlin pas takimit me kryeministrin e Kroacisë.