Mësimdhënësit lodhen nga “E-Shkollori”
Punët administrative rreth kurikulës mësimore, nuk po i lënë shumë hapësirë për mësim mësimdhënësve.
Kështu përmbyllja e gjysmëvjetorit të parë, e të parakohshëm sivjet, po del të jetë një punë jo e lehtë.
Përvec kurikulës së ngarkuar me administratë në nivel vendi, siç po vlerësojnë vetë punëtorët e arsimit, mësimdhënësit e kryeqytetit thonë se kanë obligime shtesë edhe me E-Shkollorin, njofton Klan Kosova.
Krejt kjo situatë është akoma më sfiduese për mësuesit më të moshuar që thonë se nuk morën trajnime për platformën.
E-Shkollorin e përdor edhe Malisheva. Drejtori i Arsimit i kësaj komune Blerim Thaqi, tha se kjo vërtetë është një punë shtesë për mësimdhënësit por që për vlerësimin e nxënësve dhe sistemin arsimor është më efikas.
Thaqi tha se në cdo shkollë pati ekipe që u trajnuan për përdorimin e paltformës derisa edhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha të njëjtën gjë për kryeqytetin.
Megjithatë në Sindikatën e Arsimit, po thonë se të paktën në këtë situatë pandemike mësuesit duhet të lirohen nga angazhimet administrative derisa ankesat e mësimdhënësve në këtë drejtim po i arsyetojnë.
Jasharaj tha se do të angazhohet që ta ngris këtë çështje në institucionet kompetente arsimore, në mënyrë që të menaxhohet më mirë ngarkesa ndaj mësimdhënësve./Klan Kosova