25-11-2024

Mesiq për agresionin në Banjskë: Ishte përgatitur për të nxitur luftë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë. Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima.

Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesiq konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun.

Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ku thekson se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane.

Të njëjtat vlerësime nuk ka edhe për vendet e bllokut, ku thekson se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon.

Në intervistën për KP, Mesiq komenton agresionin e grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku thotë se ishte përgatitur dhe kanë gisht edhe disa institucione.

Pas agresionit të 24 shtatorit në veri të vendit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ish-presidenti kroat komenton pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.