Mësohet finalisti i parë, Spanja mund Francën
Sontë është mësuar edhe finalisti i parë i “EURO 2024”.
Në finalen e Berlinit do të shkelë Spanja, e cila triumfoi ndaj Francës me shifrat 2-1.
Fillimisht, në ndeshje shënoi Franca përmes Kolo Muanit në minutëne 9-të të ndeshjes.
Për Spanjën dhe për të barazuar ishte aty Yamal që shënoi supergol.
Për golin e dytë të “Stuhisë së Kuqe” dhe për epilogun e takimit u përkujdes Olmo në minutëne 25-të.
Pjesa e dytë pati raste nga të dy anët por jo edhe për të rrezikuar portat respektive.
Kështu, Spanja është në rrugë të mirë për trofeun e tretë në “EURO”, duke pritur në finale fituesin e ndeshjes Angli – Holandë./GE