22-07-2024

Ballkani shënon fitore, një hap larg historisë në Ligën e Kampionëve

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës e ka mposhtur në udhëtim skuadrën UE Santa Coloma, nga Andorra, me rezultat 2-1.

 

Skuadra nga Andorra kaloi e para në epërsi me golin e Youssef El Ghazoui në minutën e 22-të.

Ballkani u rikthye në lojë, duke barazuar shifrat me Lindon Emërllahun, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 41-të.

Golin e fitore për portokallëzinjët e shënoi Barnard Karrica në minutën e 90-të.

Ndeshjen e kthimit, Ballkani e zhvillon me 16 korrik, në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë

Asnjë koment

Comments are closed.