27-11-2024

Mësohet identiteti i personit që u vetëvra në burgun e Dubravës

Një i ri sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese të Dubravës kreu vetëvrasje në një mënyrë të çuditshme.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se viktima është 25 vjeçari, Egzon Shabani. Mësohet se ai ishte i dënuar për një vit për veprën “Vjedhje e Rëndë”.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se një mënyrë e tillë e vetëvrasjes nuk është hasur asnjëherë, pasi të gjitha rastet kur është kryer ndonjë vetëvarje, akti është kryer nga ndonjë lartësi më e madhe, por jo nga një krevat me lartësi pothuajse më të vogël se 1 metër e gjysmë.

“Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së, pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe, por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë e habitshme”, shpjegon njoftimi i SHKK-së./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.