26-04-2024

Sulmohet fizikisht një infermier në Spitalin e Prizrenit

Një rast i sulmit ndaj një infermieri  nga dy persona ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit.

Policia që ka konfirmuar rastin, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj,  në stacionin policor janë shoqëruar dy të dyshuar kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën që ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndonëse policia ende nuk i ka konfirmuar motivet,  jozyrtarisht mësohet  se të dyshuarit kanë qenë të frustruar si pasojë e pakënaqësisë për shkak të shërbimit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.