25-04-2024

ATK-ja shënon 23.5 milionë euro më pak të hyra

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të këtij institucioni.

Në këtë konferencë i pari i ATK-së ka prezantuar edhe implementimin e obligimeve të ATK-së, të cilat ndërlidhen me implementimin e masave të Qeverisë ndaj pandemisë, për periudhën janar – qershor.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe synim ka qenë ofrimi i lehtësirave për tatimpaguesit.

Ai ka bërë të ditur që nga janari kanë inkasuar 215.9 milionë euro, përderisa nëse krahasohet me planifikimet dhe krahasuar me vitin tjetër të hyrat kanë qenë për 23.5 milionë euro më pak.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.