20-04-2024

Rrahje në fshatin Korishë, një person përfundon në spital

Një person ka përfunduar në spital pas një rrahje që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit, ku është përdorur edhe thika, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, por nuk janë dhënë hollësi rreth identitetit të personave të përfshirë si dhe motivit të konfliktit.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i moshës së mitur), pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjetë i mprehtë thikë, e cila është konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të dyshuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ku njëri është hospitalizuar ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.