Mësohet se çka i tha Rama Erdoganit në aeroport
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u largua nga Tirana pas një dite të gjatë e me agjendë të ngjeshur në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama e përcolli Erdoganin deri në aeroportin “Nënë Tereza”.
Pasi Presidenti turk u përshëndet me ministrat e kabinetit shqiptar, Rama ishte i fundit që e takoi, duke e përqafuar. Madje, nuk harroi porosinë për Erdogan që ai të përshëndeste nga ana e kryeministrit shqiptar, gruan dhe familjen.
“Të fala zonjës dhe familjes”, i tha Rama, dhe më pas Erdogan u largua, pas vizitës gati 11 orëshe.