Mësohet shorti i FA Cup, përballje të vështira për Chelsean dhe Manchester Unitedin
Menjëherë pasi u mbyll ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit, është mësuar shorti i raundit të katërt në FA Cup.
“Djajtë e Kuq” pasi eliminuan Arsenalin, në raundin tjetër do luajnë ndaj Leicester Cityt, që ka trajner legjendën Ruud van Nistelroy, shkruan Indeksonline. Përballje e vështirë do të jetë edhe për Chelsean, pasi udhëtojnë në Brighton.

Liverpooli do të udhëtoj në Playmouth Argyle, kurse Tottenham Hotspur në “Villa Park” kundër Aston Villas.
Këto ndeshje zhvillohen në vikendin e datës 8 shkurt.
Shorti i plotë:

