21-05-2024

Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates”, atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave, çmimit “Yashin”, çmimit  “Gerd Muller”, atij për ekipin më të mirë në botë për futbollin e meshkujve edhe “Topit të Artë” për femra, tashmë do të jepet edhe çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes, “Topi i Artë” për meshkuj.

Ashtu siç pritej, fituesi i Kupës së Botës, me Kombëtaren argjentinase, Lionel Messi ka arritur të ngrejë për herën e 8 në karrierën e tij, trofeun e “Topit të Artë”, duke konfirmuar edhe një herë tjetër, se “pleshti” është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror. /abcnews.al /

Asnjë koment

Comments are closed.