Messi te Inter Miami, sonte tregon arsyet dhe detajet e vendimit të tij
Lionel Messi është shumë pranë transferimit te skuadra amerikane, Inter Miami.
Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG-ja pas dy sezoneve dhe karrierën do ta vazhdoj në MLS, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Messi tashmë e ka marrë vendimin dhe do ta bëjë publike në orët e ardhshme.
35-vjeçari gjithashtu do të sqarojë arsyet dhe detajet e vendimit të tij për t’iu bashkuar Inter Miamit.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme me efekt të menjëhershëm pasi Jorge Messi po planifikon të udhëtojë në Miami më vonë sonte.
Përfundimisht rikthimi i Messit në Barcelonë nuk do të jetë i mundur.