25-04-2024

Messi te Inter Miami, sonte tregon arsyet dhe detajet e vendimit të tij

Lionel Messi është shumë pranë transferimit te skuadra amerikane, Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG-ja pas dy sezoneve dhe karrierën do ta vazhdoj në MLS, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Messi tashmë e ka marrë vendimin dhe do ta bëjë publike në orët e ardhshme.

35-vjeçari gjithashtu do të sqarojë arsyet dhe detajet e vendimit të tij për t’iu bashkuar Inter Miamit.

Marrëveshja do të jetë e vlefshme me efekt të menjëhershëm pasi Jorge Messi po planifikon të udhëtojë në Miami më vonë sonte.

Përfundimisht rikthimi i Messit në Barcelonë nuk do të jetë i mundur.

Asnjë koment

Comments are closed.