Mësuesit e “Fetah Sylejmanit” në Dragash e lidhin pushimin, ia vënë “drynin” shkollës
Por edhe pse e marta ka qenë ditë punë, stafi i shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejamni” në Dragash e kanë bërë “Bajram”.
Se nuk është zhvilluar procesi mësimor e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës, Flurim Çengaj, i cili ka thënë se kjo ditë do të zëvendësohet një të shtune.
“Po është e vërtetë nuk është mbajtur mësimi, këtë e ka vendosur Këshilli Drejtues i Shkollës si dhe është njoftuar edhe DKA-Dragash. Zëvendësimi i kësaj dite do të bëhet në një të shtune të afërt“, ka thënë Çengaj për Indeksonline.
Gjatë ditës është provuar të kontaktohet edhe drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj por ky i fundit nuk është përgjigjur.
Indeksonline ka siguruar edhe një video ku shihet stafi i shkollës “Fetah Sulejmani” duke shijuar këtë ditë në bregdetin shqiptar. /IndeksOnline/