08-03-2021

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është duke vazhduar pastrimi i rrugëve për shkak të reshjeve të borës.

MI-ja njofton se janë kryer disa intervenime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan, si dhe në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

“Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit. Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër”, thuhet në njoftim.

Në drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc është mbyllur rruga për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.

“Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim

Asnjë koment

Comments are closed.