MIA: Ndalohet qarkullimi i tërësishëm në rrugën Brezovicë – Prevallë

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, informon publikun se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë. Andaj ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht”, thotë MIA.

Tutje bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë deri më 2 maj 2020.

MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.