26-04-2024

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit, ndalohen 28 persona

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 28 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në 17 raste janë hasur 28 persona që dyshohen për veprën: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më i madh i rasteve që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit janë paraqitur në Komunën e Prizrenit, pasuar nga Prishtina.

Ndryshe, më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve

 

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, por se do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

Asnjë koment

Comments are closed.