Migjen Kelmendi zbulon se kush e propozoi Prizrenin Kryeqytet Historik të Kosovës, përjashton Presidentin Thaçi
Gazetari, publicisti, shkrimtari dhe rokeri i njohur kosovar, e tash kandidati për deputet i PDK-së, Migjen Kelmendi mbrëmë në Prizren, ka thënë se është ai që ka propozuar Prizrenin të jetë Kryeqytet Historik i Kosovës e jo Presidenti Hashim Thaçi , transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Kelmendi që është autor i hitit legjendar “Në tren për Perzeren” , ka thënë kështu gjatë një mbrëmje me muzikë rok, të organizuar nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, njëherësh kandidat për deputet.
“Pra kam qenë unë që kam kënduar këngë për Prizrenin, andaj kam propozuar që ky të jetë edhe Kryeqytet Historik i Kosovës e jo Presidenti Hashim Thaçi”, tha Kelmendi në formë humori, duke marrë duartrokitje nga afro 250 të pranishëm.
Ai tha se me Prizrenin nuk ka pasur ndonjë lidhje para luftës, por pas luftës është lidhur meqenëse i ka pëlqyer lumi që ka qyteti, ndërsa për Prishtinën pa lum , tashmë e ka një këngë./GazetaePrizrenit.net /