25-04-2024

Milioneri gjerman me ofertë zyrtare për klubin Liria të Prizrenit

KF Liria sezonin që shkoi ishte pjesë e Superligës por nuk arriti të ruante statusin pasi përfundoi në pozitën e parafundit në tabelë dhe nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në rangun e dytë të fubtollit të Kosovës “Ligën e Parë”.

Përveç problemeve të shumtë në ‘fushën e gjelbërt’ Liria në vitet e fundit ka pasur probleme edhe ekonomike, duke qenë e zhytur në borxhe.

Megjithatë, ditë të mira për klubin nga Prizreni do të vijnë shumë shpejt.

Një burim i Insportit bën të ditur se ish drejtori sportiv i klubit gjerman, Hannover 96, Franz Berger ka bërë një ofertë zyrtare për të marrë nën menaxhim klubin prizrenas.

Image may contain: one or more people, people playing sport, outdoor and nature

Insporti mëson se oferta e Berger është bërë muajin e kaluar dhe se është duke pritur vetëm vendimin e kuvendit komunal të Prizrenit.

Rreth kësaj ofertë ky burim i Insportit bën të ditur se komuna e Prizrenit të martën pritet të zhvillohet një takim i shefave te grupeve parlamentare për të shyrtuar ofertën. Pas këtij takimi pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e kuvendit komunal të Prizrenit.

Kujtojmë se Asambleja e komunës së Prizrenit më 16 qershor kishte mbajtur një senacë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit, se si të zgjidhet situata e KF Lirisë dhe shqyrtimi i dhënies së klubit në menaxhim Bergerit.

Gjasat që kjo ofertë të pranohet janë të mëdha, pasi grupet komunale të partive janë pajtuar dhe kanë harmonizuar punimet që situata e KF Lirisë të ndryshojë për të mirë.

Berger ua ka prezantuar plan-projektin e tij që përfshinë investime kapitale, duke nisur nga rregullimi i infrastrukturës së klubit dhe akademisë së klubit. Ai për tre vitet e para i ka garantuar zyrtarët komunal  se do të investon mbi tre milionë euro.

Insporti po ashtu ka mësuar se Berger edhe vitin e kaluar ishte i interesuar për të marrë nën menaxhim klubin, por që kishte hasur në vesh të shurdhër.

Image result for kf liria

KF Liria gjatë gjithë sezonit ka pasur probleme të mëdha ekonomike, pasi ka nisur sezonin e zhytur në borxhe prej 148,758.52 euro, përkundër mbështetjes së vazhdueshme nga komuna e Prizrenit me mbi 220 mijë euro dhe 100 mijë euro nga drejtat televizive. Po ashtu, Liria ka paguar një pjesë të borxhit prej 70 mijë euro.

Ky mund të jetë një tjetër hap tejet i rëndësishëm për futbollin kosovar, pas atij të KF Ferizaj. KF Ferizaj të dielën mbylli procesin e privatizimit duke u shndërruar në shoqëri aksionare. Klubi nga qyteti i Ferizaj tashmë ka një pronar të huaj. Ish-futbollisti Anglez, Brian Deane me grupin tij, Benjamin James Rees, Oliver Codrington kan marrë 51% të aksioneve te klubit , ku kanë premtuar një organizim shumë të mirë, dhe deklaruan se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Deane është ish futbollist i cili ka shkruar histori në futbollin anglez, pasi ka shënuar golin e parë në formatin “Premier Ligë” në vitin 1992.

Liria e përfundoi sezonin në pozitën e 11-të me 28 pikë të grumbulluara nga 33 xhiro të zhvilluara.

Është një mëkat i madh se në çfarë gjendje është një klub me renome si Liria, klub që është njohur gjithmonë për nxjerrjen e futbollistëve me emër, siç është tani Vedat Muriqi i cili ka karrierën e ka filluar te Liria dhe të dielën kompletoi transferimin e tij te gjiganti turk, Fenerbahce.

Liria do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar nën udhëheqjen e trajnerit shkodran, Samuel Nikaj i cili tashmë po cilësohet si ekspert për ngjitjen e klubeve në Superligë. Nikaj sezonin e kaluar e bëri me KF Vushtrrinë, ndërsa vite më parë e kishte bërë me Flamurtarin e Vlorës.

Kush është Franz Berger?

Francz Berger i lindur më 27 nëntor të vitit 1953 në qytetin e Munchen të Gjermanisë, është duke synuar marrjen e menaxhimit të klubit futbollistik “KF Liria” të Prizrenit, shkruan Insporti.com.

Image result for franz gerber

Berger është një ish futbollist gjerman i cili karrierën e ka filluar me klubin e madh të njohur gjerman, FC Bayern Munchen në vitin 1971. Më pas, ai gjatë karrierës ka luajtur edhe për St. Pauli, Hannover 96, ESV Ingolstad. Karrierën si futbollist aktiv ai e ka përfunduar me klubin e St. Paulit. Berger është golashënuesi më i mirë në histori të St. Pauli që prej kur është formuar Bundesliga 2.

Pas pensionimit si futbollist aktiv, Berger kishte vazhduar të merret me futboll por si drejtor sportiv i klubit gjerman, TuS Celle FC. Më pas kishte provuar vetën edhe si trajner i kësaj skuadre. Me të përfunduar aventurën në Tus Celle, ai ishte rikthyer si drejtor sportiv në Hannover 96 për vite më radhë, shkruan Insporti.com.

Image result for franz gerber

Aktualisht ai është drejtor sportiv i klubit gjerman, FC Gießen që bën gara në rangun e pestë të futbollit gjerman “HESSENLIGA”.

Pasuria e tij sipas revistës së njohur “Forbes” është 13 milionë euro. /Insporti.com/

Image result for kf liria

Asnjë koment

Comments are closed.