20-04-2024

Shtetasit të huaj i vidhet revolja në Prizren

Një shtetasi të huaj në Prizren i është vjedhur një revole, ndërsa organet e rendit këtë e kanë klasifikuar si vjedhje e rëndë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas Policisë, ankuesi mashkull, shtetas i huaj, ka njoftuar se nga persona të panjohur, i është vjedhur një revole për të cilën posedonte leje dhe një orë dore.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore. Nuk raportohet për të arrestuar.

Në raportin e saj 24-orësh nuk jepen hollësi nëse kjo ka ndodhur në banesën e tij, apo në ndonjë vend tjetër jashtë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.