18-04-2024

Ministri Çeku i reagon zyrtarit të Qeverisë së Serbisë për trashëgiminë kulturore në Kosovë

Zyrtarët serbë vazhdimisht propagandojnë se në Kosovë po sulmohen kishat ortodokse serbe nga shqiptarët dhe se këto sulme janë me motive fetare.

Një të tillë e ka bërë edhe Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, duke akuzuar institucionet e Kosovës se nuk po lejojnë rindërtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore serbe.

Ai pretendon se në Kosovë janë shkatërruar 135 kisha dhe manastire që nga pas lufta e vitit 1999, transmeton Telegrafi.

Asnjë koment

Comments are closed.