23-04-2024

Ministri i Arsimit konfirmon: Klasat e para dhe të dyta kthehen në shkolla më 1 shtator

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në komisionin për Arsim ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore.

Likaj tha se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohe masat tjera.

 

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se në takim me kryeminsitrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet në shfrytëzimin e bankave shkollore pasi sipas tij ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin.

 

“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmë vjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme”.

Asnjë koment

Comments are closed.