07-10-2024

Ministri i Bujqësisë u dërgon mesazh kritikuesve: Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se sipas analizave për konsum një qytetar në Kosovë konsumon në ditë mesatarisht prej 250 deri 300 gram miell.

“Për 365 ditë kjo i bie 140 deri 150 kg grurë. 150 kg x 1.75 milion banorë = 262 mijë tonë grurë. 67 kilogramë grurë në vit është mesatarja botërore për kokë banori. Kosova ka importuar vitin e kaluar 139 000 ton me grurë. E këtë vit, toka e bekuar e Kosovës, minimalisht po i prodhon 140 000 deri 150 000 ton më shumë se vitin e kaluar!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Ai ka thënë se kanë të dhëna të sakta për çdo hektar të mbjellë. “Në këtë llogaritje nuk përfshihen sipërfaqet nën 1ha që ne si ministri nuk i subvencionojmë. Sukseseve të Kosovës duhet t’iu gëzohemi që të gjithë. Xhelozia e smira dëmtojnë rëndë shëndetin! Do punue koka, me prodhue toka! Kur s’ka hajni, Zoti dërgon begati!”, ka shkruar Peci.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.