03-12-2022

Ministri rus Lavrov: Do të lejojmë eksportin e grurit ukrainas vetëm me një kusht

Ministri i Jashtëm turk, Sergei Lavrov mbërrit sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Mediat turke gjithashtu publikuan pamjet e para të mbërritjes së Lavrovit në Turqi, i cili është takuar fillimisht me homologun e tij Mevlut Cavusuglu, sipas The Guardian.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një konferencë për shtyp me homologun e tij Mevlut Çavusoglu, percjell abcnews.al. Lavrov tha se bisedimet e paqes duhet të rifillojnë përpara një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskym duke theksuar se  “operacioni ushtarak special i Rusisë” do të vazhdojë.

Cavusoglu nga ana tjetër  tha se OKB-ja po shqyrtonte një plan për hapjen e një korridori për eksportimin e grurit ukrainas duke theksuar se nevojiten më shumë bisedime për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve. Sergej Lavrov ka thënë se ai shpreson që të zgjidhet situata për eksportimin e grurit me kusht që Kievi të çminojë ujërat përreth porteve të Ukrainës.

“Ne jemi të gatshëm të garantojmë sigurinë e anijeve që largohen nga portet e Ukrainës dhe drejtohen drejt gjirit të Bosforit. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në bashkëpunim me kolegët tanë turq.”

“Për të zgjidhur problemin, e vetmja gjë që nevojitet është që ukrainasit të lënë anijet të dalin nga portet e tyre, qoftë duke i çminuar, nuk kërkojmë asgjë më shumë.”

Cavusoglu tha gjithashtu se takimi i tyre ishte i frytshëm, duke përfshirë vullnetin e përbashkët për të rifilluar negociatat midis Moskës dhe Kievit për një armëpushim të mundshëm.

 

Asnjë koment

Comments are closed.