Ministria e Arsimit del me vendim për fillimin e vitit të ri shkollor
Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vit të ri shkollor për disa klasë më 14 shtator. Përgatitjet shtesë kanë qenë të nevojshme, për të ofruar siguri në kohë të pandemisë.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Rexhaj tha se, më 14 shtator, pritet të nisë mësimi në shkollë për klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta, ndërsa në disa shkolla edhe për klasat e katërta dhe të pesta.
Rexhaj po ashtu tha se klasat do të jenë të zvogëluara, për të siguruar distancën 1.5 metër nga nxënësi në nxënës.
Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës.
Lexo edhe:
Kuvendari Quni: Fëmijët e ish-UDBASH-ëve po privilegjohen në institucionet e Prizrenit
Rexhaj po ashtu tha se klasat do të jenë të zvogëluara, për të siguruar distancën 1.5 metër nga nxënësi në nxënës.
Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës.
Kjo e fundit ka thënë atëbotë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit dhe ka kërkuar, mes tjerash, që shkollat të pajisen me dezinfektues dhe të caktohen persona përgjegjës për matjen e temperaturës së nxënësve.
Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus.
Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online.
Prizreni, komuna e dytë më e madhe në vend, mbetet pa përfaqësues ligjor