20-04-2024

Ministria e Arsimit merr vendim që të mbahet mësim plotësues për nivelin Parauniversitar

Ministria e Arsimit ka marr vendim që të mbahet mësim plotësues për arsimin fillorë, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Kështu ka bërë të ditur, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se “humbja e orëve mësimore si dhe pamundësia për qasje të barabartë për mësimin në distancë ka krijuar pabarazi te nxënësit por edhe rrezik që ata të mbesin pas, në procesin edukativo arsimorë”.

Andaj, pas vlerësimit të gjendjes MSH ka marr vendim për organizimin e mësimit plotësues që do të implementohet për nivelin e Arsimit Parauniversitar.

“- Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë, ndërsa

– Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore”, ka shkruar Nagavci, transmeton Klan Kosova.

Ministrja ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të filloj nga data 3 maj 2012 në objekte shkollore dhe do të vazhdoj deri në përfundim të viti mësimorë 2020-2021.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues”.

“Mësimi plotësues është një prej mundësive që do të lehtësojë humbjen e mësimit, përshpejtimin e të nxënit dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve”.

“Në këtë vit të pazakontë me pandeminë, sfidë kanë qenë të shumta për të gjithë. Edhe angazhimi e puna për të tejkaluar sfidat e ecur përpara duhet të jetë e madhe e nga të gjithë, për të gjithë”, ka shkruar Nagavci.

Asnjë koment

Comments are closed.