26-04-2024

Komuna e Prizrenit shpërndan pajisje për 5 biznese përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se brenda 3 viteve janë mbështetur 81 biznese dhe ndërsa janë realizuar shumë projekte me donatorë të ndryshëm në këtë fushë.

Një prej tyre është edhe projekti “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”, ku në fazën e parë të këtij projekti është dhënë mbështetje për 5 biznese në fushën e gastronomisë, zdrukthëtarisë dhe teknologjisë, ndërkaq tani me fazën e dytë synohet zhvillimi i komunitetit dhe rritja e kapaciteteve të punësimit në këto biznese.

Me këtë rast, sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz dhe përfaqësuesit e Socio-Projektit, Haskuka ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për bizneset përfituese, ku një nga ato ishte edhe Bedrije Baxhaku Berisha, e cila tanimë ka hapur biznesin e saj në fushën e gastronomisë, që e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë.

May be an image of ambiente të jashtme

“Jam i lumtur që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë po i ndihmojmë sadopak bizneset, andaj falënderoj Engagement Global (që në emër të BMZ ka financuar këtë iniciativë), Fondacionin PREDA Plus Kosova, ËEntrepreneur Kosovë dhe Arbeiter Samariter Bund që na kanë mbështetur për realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar Haskuka./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.