Prizren: Dënim me burg dhe gjobë një personi për vjedhje

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vjet burgim dhe 300 euro gjobë S.R. për veprën penale vjedhje.

I pandehuri thuhet se më 5 shkurt 2018 ishte futur në një lokal ku një punëtoreje i kishte vjedhur çantën, në të cilën gjendeshin dokumente personale dhe të holla.

S.R. e kishte pranuar kryerjen e veprës.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.