24-11-2024

Ministria e Mjedisit rikthen vendimin e Kuvendit të Prizrenit për parcelizimin e “ Parkut të biznesit”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, ka rikthyer vendimin e Kuvendit të Prizrenit, për lejimin e parcelizimit të “Parkut të Biznesit”.

Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, ka rikthyer vendimin e Kuvendit të Prizrenit, për lejimin e parcelizimit të “Parkut të Biznesit”, me arsyetimin se në vendimin e organit më të lartë legjislativ komunal nuk mund të përcaktohen kushte për rregullim dhe destinim të ndërtimeve në këtë hapësirë, por vetëm me dokument të planifikimit hapësinor, ndërsa në këtë rast pjesa grafike e Hartës Zonale Komunale mungon.

Lidhur me rikthimin e këtij vendimi nga ana e Ministrisë, ka folur para mediave, zëdhënësja e komunës së Prizrenit, Jona Hoxha, e cila në mes tjerash tha se, sipas raportimit të drejtorit të Urbanizmit në mbledhjen javore të drejtorëve, rikthimi i këtij vendimi nga Ministria do të rishqyrtohet me seriozitet.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Ministritë rikthejnë në shqyrtim vendime të ndryshme që miratohen nga Kuvendi i Prizrenit. /Televizoni i Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.