19-04-2024

Së shpejti linjë e autobusit Prizren-Kukës

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka pritur në takim ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozin dhe Presidentin e ‘Sharr Travel’, Ruzhdi Kurtishaj.
Përmes një postimi në Facebook, Gjici tregoi se në këtë takim ata biseduan për vendosjen e linjës së transportit publik Kukës-Prizren.

E, me këtë marrëveshje që pritet të nënshkruhet, sipas Gjicit qytetarët do ta kenë më të lehtë për të udhëtuar.

Ku shumë shpejt pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshja nga të dyja palët, duke krijuar mundësi dhe lehtësira për qytetarët.
Bashkia Kukës është e gatshme edhe për bashkëpunime të tjera së bashku”, shkruan ai në Fcebook./FrontOnline

Asnjë koment

Comments are closed.