25-11-2024

Ministrja Haxhiu për rastin Dehari: Po t’i kisha emrat, nuk ta prisja ftesën e prokurorit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka zhivulluar sot një konferencë për media pasi dëshmoi para Prokurorisë Speciale, në lidhje me rastin Dehari.

Haxhiu theksoi se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.

Haxhiu u shpreh se prokurori është ai që duhet të bëjë hetime.

“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo.

Ministrja Haxhiu dëshmoi sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të Prokurorit, pas një shkrimi të bërë në rrjete sociale në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Asnjë koment

Comments are closed.