22-01-2022

Ministrja serbe kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Serbi, Gorana Çomiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

“Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo, shkruan Tanjug.

“Po ashtu BE duhet t’i hapë negociatat për pranim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

Për të kjo do të ishte porosi se projekti i paqes është ideja bazike e unionit.

Ajo po ashtu ka kërkuar hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./GB

Asnjë koment

Comments are closed.